Pritja e Frashërit të Ballkanit përzgjedhet në mesin e më të mirave në xhiron e parë në Ligën e Konferencës

09.09.2022

Stivi Frashëri është përzgjedhur në mesin e katër portierëve që kanë bërë pritjet më të mira në xhiron e parë të fazës së grupeve nga faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në Twitter. Portieri shqiptar ka bërë një pritje fantastike në pjesën e parë kundër Clujit të Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Frashëri […]

Pritja e Frashërit të Ballkanit përzgjedhet në mesin e më të mirave në xhiron e parë në Ligën e Konferencës Foto: Ilustrim

Stivi Frashëri është përzgjedhur në mesin e katër portierëve që kanë bërë pritjet më të mira në xhiron e parë të fazës së grupeve nga faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në Twitter.

Portieri shqiptar ka bërë një pritje fantastike në pjesën e parë kundër Clujit të Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Frashëri priti në mënyrë mbresëlënëse një goditje nga distanca të një nga futbollistëve të ekipit rumun, duke ruajtur portën nga një goditje që mund të përfundonte në rrjetë, raporton Demokracia.com.

Së bashku me Frashërin, në listën e katër pritjeve më të mira në rrethin e parë janë edhe ajo e portierit të FCSB, RFC e Fiorentinës.

Mëposhtë mund ta shihni pritjen e Stivi Frashërit.