Premier Liga merr vendime të reja për kampionatin

17.12.2020

Premier Liga angleze ka votuar për herë të tretë kundër lejimit të 5 zëvendësimeve për çdo skuadër në ndeshje. Në mbledhjen e sotme të klubeve të elitës së futbollit anglez, u miratuan dhe ndryshimet e fundit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB). Në rast përplasjeje me kokë të dy lojtarëve në ndeshje, lejohet […]

Premier Liga merr vendime të reja për kampionatin Foto: Ilustrim

Premier Liga angleze ka votuar për herë të tretë kundër lejimit të 5 zëvendësimeve për çdo skuadër në ndeshje. Në mbledhjen e sotme të klubeve të elitës së futbollit anglez, u miratuan dhe ndryshimet e fundit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).

Në rast përplasjeje me kokë të dy lojtarëve në ndeshje, lejohet që klubi të bëjë menjëherë zëvendësim, edhe nëse i ka kryer të gjitha gjatë ndeshjes. Zëvendësimi i lojtarit të dëmtuar nuk do të llogaritet.

Por, zëvendësimi i 5 lojtarëve për një ekip në ndeshje nuk ka gjetur miratimin e shumicës së klubeve të Premier Ligës, pavarësisht protestave të trajnerëve Jurgen Klop dhe Pep Guardiola. Një tjetër ndryshim i ri është se në pankinë do të ketë 9 futbollistë, dhe jo shtatë si më parë.

Këto ndryshime do të aplikohen në javën e 14-të të kampionatit