Klopp i fajëson sulmuesit për humbjet radhazi të Liverpoolit

08.03.2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij po përballet me probleme serioze në sulm, pas humbjes 1:0 kundër Fulham në Premierligë të dielën. Disfata e sotme, e cila ishte e gjashta radhazi në Anfield, po ashtu ia zbeh shpresat Liverpoolit për të përfunduar në top katërshe të Premierligës. Asnjëherë në […]

Klopp i fajëson sulmuesit për humbjet radhazi të Liverpoolit Foto: Ilustrim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij po përballet me probleme serioze në sulm, pas humbjes 1:0 kundër Fulham në Premierligë të dielën.

Disfata e sotme, e cila ishte e gjashta radhazi në Anfield, po ashtu ia zbeh shpresat Liverpoolit për të përfunduar në top katërshe të Premierligës.

Asnjëherë në historinë e vet Liverpooli nuk i kishte humbur më shumë se katër ndeshje radhazi në shtëpi.

Klopp, skuadra e të cilit është goditur rëndë nga lëndimet e shumta këtë sezon, e ka drejtuar gishtin e fajësimit kah sulmuesit e tij, megjithatë.

“Kishim raste kur kemi mundur të shtronim ndikim në ndeshje. Për ne ishte goditje e rëndë fakti që pranuam gol pak para përfundimit të pjesës së parë. Tentuam të reagojmë. Në fund të fundit ne nuk po shënojmë gola dhe ky është problemi i madh”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Fulham të shkakton probleme, është e qartë. Ata po kalojnë në çast të mirë, janë ekip i mirë. Të gjitha pajtohemi se një ekip si ky duhet të qëndrojnë në Premierligë”, shtoi ai.

Kjo ishte ndeshja e tetë pa fitore në Anfield për Liverpooli, pasi barazoi me West Brom dhe Manchester United para se të humbiste radhazi kundër Burnley, Brighton, Manchester City, Everton, Chelsea dhe tani Fulham.

Liverpooli mbetet në pozitën e 7-të me 43 pikë, katër më pak se top katërshja. Por Chelsea do ta rrisë në shtatë pikë epërsinë ndaj kampionit në fuqi nëse e fiton takimin e kësaj jave kundër Evertonit të hënën.