Sot vendoset për fatin e sezonit në Premierligë

01.05.2020

Liga e Holandës dhe ajo e Francës kanë vendosur t’i japin fund sezonit të futbollit, duke hapur rrugë për ligat tjera evropiane. Njësoj si këto dy kampionate mund ta pësojë edhe Premierliga, ku sot është zbuluar plani dhe protokoli për rikthimin në fushat e blerta. Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, para takimit të së premtes, po […]

Sot vendoset për fatin e sezonit në Premierligë Foto: Ilustrim

Liga e Holandës dhe ajo e Francës kanë vendosur t’i japin fund sezonit të futbollit, duke hapur rrugë për ligat tjera evropiane.

Njësoj si këto dy kampionate mund ta pësojë edhe Premierliga, ku sot është zbuluar plani dhe protokoli për rikthimin në fushat e blerta.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, para takimit të së premtes, po rritet ndjenja për pamundësinë e përfundimit të këtij sezoni.

Nëse sezoni do të anulohej, me shumë gjasë renditja tabelare do të vendosej me sistemin pikë për ndeshje, duke pasur tri skuadra të promovuara dhe tri të rëna nga liga, raporton Insporti

Skuadra dhe lojtarë të ndryshëm janë shprehur kundër rifillimit të sezonit.

Një nga ta që mori vëmendje ishte Sergio Aguero, i cili shprehi frikën e tij për një rikthim të mundshëm në fushat e blerta.