Mbrojtësi i Barcelonës refuzon kalimin te Arsenali
Mbrojtësi i Barcelonës njëherish edhe mbrojtësi i kombëtares franceze, Samuel Umtiti ka refuzuar një ofertë të klubit anglez, Arsenali këtë javë, ku ka vendosur që të mbetet në Camp Nou. Sipas mediumit Le Parisien, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta bëri kontakte të drejtpërdrejta me francezin në lidhje me një transferim në Londër para mbylljes së […]
Mbrojtësi i Barcelonës njëherish edhe mbrojtësi i kombëtares franceze, Samuel Umtiti ka refuzuar një ofertë të klubit anglez, Arsenali këtë javë, ku ka vendosur që të mbetet në Camp Nou.
Sipas mediumit Le Parisien, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta bëri kontakte të drejtpërdrejta me francezin në lidhje me një transferim në Londër para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.
Arsenali ishte i prirur të merrte huazimin e Umtiti dhe Barça ishin të gatshëm të bënin biznes me klubin londinez.
Sidoqoftë, Umtiti thuhet se ka refuzuar me mirësjellje qasjen e Arsenalit.
Mbrojtës dëshiron të qëndrojë te Barca dhe të luftojë për vendin e tij.
Francezi ka humbur vendin e titullarit këtë sezon me Clement Lenglet që tani vlerësohet si partneri numër një i Gerard Pique.