Pirlo: E konfirmoj veten trajner të Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm
Juventusi është duke kaluar një kohë jo të mirë sa i përket këtij sezoni, si duket me ardhjen e Andrea Pirlos disa gjëra nuk kanë shkuar mirë. Aktualisht klubi italian në renditjen tabelare në Serie A ndodhet në vendin e 5-të me 75 pikë duke rrezikuar kualifikimin në garat e Champions League. Tifozët juventin kanë […]
Juventusi është duke kaluar një kohë jo të mirë sa i përket këtij sezoni, si duket me ardhjen e Andrea Pirlos disa gjëra nuk kanë shkuar mirë.
Aktualisht klubi italian në renditjen tabelare në Serie A ndodhet në vendin e 5-të me 75 pikë duke rrezikuar kualifikimin në garat e Champions League.
Tifozët juventin kanë shprehur pakënaqësi ndaj trajnerit Pirlo duke theksuar se nuk po jep ndonjë efekt të mirë pozita e trajnerit.
Ndërsa, vet Pirlo ka fjalë tjera sa i përket pozitës së tij si trajner i “Zonjës së Vjetër”.
Andrea Pirlo ka thënë se do ta konfirmonte veten si trajner të Juventusit edhe për sezonin 2021/22, pasi që Juventusi e mposhti Atalantan me rezultat 2-1, kjo në finale të Kupës së Italisë të mërkurën.
Por, në anën tjetër Pirlo është në rrezik të shkarkohet, pasi që tashmë klubi po futet në javën vendimtare të sezonit dhe se klubi i drejtuar nga Pirlo në këtë javë po futet me rrezik për mungesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Natyrisht se do ta konfirmoja veten në këtë rol. Futbollin e dua që nga fëmijëria dhe do të vazhdoj ta dua.
Klubi do të vendosë, por mua më pëlqen puna e trajnerit, e dashuroj këtë klub dhe shohim se çfarë do të ndodhë. Do të doja të vazhdoj”, tha Pirlo pas ndeshjes.
“Djelmoshat gjithmonë më kanë qëndruar pas 100 për qind dhe kjo është gjë shumë e kënaqshme për trajnerin, pavarësisht se çfarë shkruajnë mediat”, shtoi ai.