Pezullohet Superliga Evropiane

21.04.2021

Para 48 orëve tifozët e futbollit dhe klubet ishin njoftuar për krijimin e Superligës Evropiane, por nuk zgjati më shumë se kaq. Tani më Superliga Evropiane është pezulluar për një kohë të pacaktuar, pasi që gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur u tërhoqën nga ajo që kishin nënshkruar […]

Pezullohet Superliga Evropiane Foto: Ilustrim

Para 48 orëve tifozët e futbollit dhe klubet ishin njoftuar për krijimin e Superligës Evropiane, por nuk zgjati më shumë se kaq.

Tani më Superliga Evropiane është pezulluar për një kohë të pacaktuar, pasi që gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur u tërhoqën nga ajo që kishin nënshkruar për t’iu bashkuar një lige të tillë.

Nisma për themelimin e kësaj lige u kundërshtua fuqishëm nga shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

Po ashtu kundër Superligës Evropiane ishte shprehur edhe FIFA, ligat vendore si dhe kritikat e shumta të tifozëve të futbollit.

Në një komunikatë të lëshuar nga Superliga Evropiane thuhet se kjo ligë nuk është pezulluar plotësisht, por në një afat kohor synon ta çojë përpara planin për jetësimin e kësaj lige.

Ndër tjerash në njoftim thuhet se Superliga Evropiane është e bindur se status koja e futbollit evropian ka nevojë të ndryshohet.

“Superliga Evropiane është e bindur se status koja e futbollit evropian ka nevojë të ndryshohet. Ne po e propozojmë një garë të re evropiane sepse sistemi i tanishëm nuk po funksionin.

Me gjithë njoftimin për largim të klubeve angleze, të cilat u detyruan ta marrin një vendim të tillë për shkak të presionit ndaj tyre, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane, siç u vërtetua sot nga një vendim i gjykatës për ta mbrojtur Superligën nga veprimet e palës së tretë”, thuhet tutje në njoftim.”, thuhet në njoftimin e Superligës Evropiane.

Më tutje thuhet se: “Duke i marrë parasysh rrethanat e tanishme, ne do t’i rimendojmë hapat më të përshtatshëm për ta ndryshuar projektin, gjithmonë duke i pasur në mendje synimet tona për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme”.