Vijnë reagimet e para të 12 klubeve rreth krijimit të Superligës Evropiane

19.04.2021

Disa skuadra më të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A dhe La Liga kanë rënë dakord që të formojnë një ligë të përbashkët të quajtur “Superliga e Evropës”. Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico […]

Vijnë reagimet e para të 12 klubeve rreth krijimit të Superligës Evropiane Foto: Ilustrim

Disa skuadra më të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A dhe La Liga kanë rënë dakord që të formojnë një ligë të përbashkët të quajtur “Superliga e Evropës”.

Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Ac Milan, Inter dhe Juventus.

President i kësaj lige thuhet se do të jetë Florentino Perez, ndërsa nënkryetar Andrea Agnelli.

Ndërsa shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është shprehur kategorikisht kundër formimit të kësaj lige madje duke i kërcënuar klubet edhe me sanksione.

Në një reagim të fundit, UEFA ka bërë thirrje që kjo nismë të ndalohet sepse do të ketë penalizime.

Ndërsa pas reagimit të UEFA-s, kanë reguar edhe 12 klubet, të cilat janë themeluese të Superligës Evropiane.

Shtëpia e futbollit evropian sot pritej të lëshonte disa ndryshime të reja në Champions League, por 12 klubet që janë shprehur pro formimit të kësaj lige kanë shokua të gjithë me marrjen e një vendimi të tillë.

Të gjitha klubet njëzëri kanë lëshuar njoftimet e tyre, aty ku qartësohet se përse po formohet Superliga Evropiane.

FC Barcelona:

Liverpool:

Tottenham Hotspur:

Arsenal:

Real Madrid:

Inter:

Juventus:

AC Milan:

Manchester City: Linku i reagimit të klubit anglez rreth Superligës Evropiane

Manchester United: Linku lidhur me reagimin ndaj Superligës Evropiane