Superliga e Evropës, nuk kursehen tifozët: Turp të ju vije, u prehsh në paqe Liverpool!

19.04.2021

Disa skuadra më të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A dhe La Liga kanë rënë dakord që të formojnë një ligë të përbashkët të quajtur “Superliga e Evropës”. Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico […]

Superliga e Evropës, nuk kursehen tifozët: Turp të ju vije, u prehsh në paqe Liverpool! Foto: Ilustrim

Disa skuadra më të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A dhe La Liga kanë rënë dakord që të formojnë një ligë të përbashkët të quajtur “Superliga e Evropës”.

Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Ac Milan, Inter dhe Juventus.

Ndërsa shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është shprehur kategorikisht kundër formimit të kësaj lige madje duke i kërcënuar klubet edhe me sanksione.

Përveç pakënaqësive që ka shprehur UEFA, pakënaqësi kanë shprehur edhe tifozët e klubit anglez, Liverpool.

Tifozët e këtij ekipi janë revoltuar si pasojë e përfshirjes së klubit në themelimin e Superligës Evropiane.

Revoltimin e tyre, tifozët e kanë shprehur para stadiumit “Anfield” duke vendosur disa shkrime: “Turp të ju vije, u presh në paqe Liverpool” dhe “Tifozët e Liverpoolit janë kundër Suerpligës Evropiane”.