Nuk dorëzohen Xhebrailat, Suhareka flet vetëm SHQIP 🇦🇱

18.09.2021

Tifozët e skuadrës së Ballkanit, “Xhebrailat” janë përjashtuar nga stadiumi i qytetit të Suharekës në ndeshjen Ballkani-Llapi. Një vendim i tillë ka ardhur nga delegati i ndeshjes, Agim Hasani në koordinim me gjyqtarët, me të cilin ndjehen të indinjuar anëtarët e Xhebrailave. Sipas një sqarimi të tifogrupit Xhebrailat, në Suharekë nuk i tolerojnë fyerjet në […]

Nuk dorëzohen Xhebrailat, Suhareka flet vetëm SHQIP 🇦🇱 Foto: Ilustrim

Tifozët e skuadrës së Ballkanit, “Xhebrailat” janë përjashtuar nga stadiumi i qytetit të Suharekës në ndeshjen Ballkani-Llapi.

Një vendim i tillë ka ardhur nga delegati i ndeshjes, Agim Hasani në koordinim me gjyqtarët, me të cilin ndjehen të indinjuar anëtarët e Xhebrailave.

Sipas një sqarimi të tifogrupit Xhebrailat, në Suharekë nuk i tolerojnë fyerjet në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP.

Ndër tjera ata kanë kërkuar falje ndaj të gjithë femrave dhe fëmijëve të pranishëm gjatë ndeshjes për fjalët që kanë përdorur, duke treguar se asnjëherë nuk janë pro dhunës apo fyerjeve.

“Së pari i kërkojmë ndjesë seciles femër dhe atyre fëmijeve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.

Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk jan pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikëpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.

Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e antarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojm të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.

Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuanë nga tribina, askund në botë nuk egziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (perderi sa nuk hudhën gjësende ose ndonjë perleshje), prandaj e cilësojmë apsurde vendimin për përjashtimin tonë. Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjethsi” thuhet në njoftimin e tifogrupit Xhebrailat.

Kujtojmë se skuadra e Llapit me 28 prill të këtij viti me anë të një postimi kishte krahasuar Suharekën me shtetin e Serbisë.