Notari kosovar, Olt Kondirolli përfaqëson sot Kosovën në “Tokio 2020”

27.07.2021

Janë duke vazhduar Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, ku po marrin pjesë 11 garues nga Kosova. Deri tani në këto Lojëra Olimpike ‘Tokio 2020’ Kosova ka fituar dy medalje të arta, njëra nga Distria Krasniqi e tjetra nga Nora Gjakova. Ndërsa sot notari kosovar, Olt Kondirolli, do ta përfaqësoj Kosovën në not në këto Lojëra Olimpike. […]

Notari kosovar, Olt Kondirolli përfaqëson sot Kosovën në “Tokio 2020” Foto: Ilustrim

Janë duke vazhduar Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, ku po marrin pjesë 11 garues nga Kosova.

Deri tani në këto Lojëra Olimpike ‘Tokio 2020’ Kosova ka fituar dy medalje të arta, njëra nga Distria Krasniqi e tjetra nga Nora Gjakova.

Ndërsa sot notari kosovar, Olt Kondirolli, do ta përfaqësoj Kosovën në not në këto Lojëra Olimpike.

Kondirolli do të garojë në disiplinën 100 metra stil i lirë, ku edhe synon një paraqitje pozitive.

Me kohën tonë lokale Kondirolli do të garojë rreth orës 12:05.

Ndryshe Lojërat Olimpike “Tokio 2020” po zhvillohen një vit më vonë për shkak të situatës së atëhershme me COVID-19.