Egzon Shala pas dy fitoreve, mundet në çerekfinale në Tokio

05.08.2021

Pas dy fitoreve radhazi, mundësi nga Suhareka, Egzon Shala është mposhtur në kategorinë deri në 125 kilogramë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Shalën e ka mposhtur iraniani Amir Hossein Zare. “Egzoni tani duhet të shpresojë në fitore të iranianit Zare në gjysmëfinale, për t’iu mundësuar garimi në repesazh”, thekson Komiteti Olimpik. “Shala në raundin e […]

Egzon Shala pas dy fitoreve, mundet në çerekfinale në Tokio Foto: Ilustrim

Pas dy fitoreve radhazi, mundësi nga Suhareka, Egzon Shala është mposhtur në kategorinë deri në 125 kilogramë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Shalën e ka mposhtur iraniani Amir Hossein Zare.

“Egzoni tani duhet të shpresojë në fitore të iranianit Zare në gjysmëfinale, për t’iu mundësuar garimi në repesazh”, thekson Komiteti Olimpik.

“Shala në raundin e parë, kishte mposhtur algjerianin, Djahid Berrahal. Urojmë që Egzonin ta shohim në repesazh dhe të ndjek ëndrrën për medaljen e bronztë”.

Ndryshe Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit 2019, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020. Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.