Mundësi Egzon Shala përfundon garimin dhe ëndrrën për medalje olimpike

05.08.2021

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në mundje, nuk ka arritur të marrë medalje olimpike. Humbjen e Shalës e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook edhe Federata e Mundjes në Kosovës. Fitorja e Geno Petriashvillit te Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir […]

Mundësi Egzon Shala përfundon garimin dhe ëndrrën për medalje olimpike Foto: Ilustrim

Mundësi nga Suhareka, Egzon Shala, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në mundje, nuk ka arritur të marrë medalje olimpike.

Humbjen e Shalës e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook edhe Federata e Mundjes në Kosovës.

Fitorja e Geno Petriashvillit te Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir Hossein Zare, bënë që mundësi ynë, Egzon Shala, të përfundojë garimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe të mos vazhdojë drejt medaljes së bronztë olimpike përmes repesazhit.

Egzon Shala arriti deri në tetë mundesat më të mirët në kategorinë deri në 125 kilogramë, që vlerësohet sukses i madh për Egzonin, mundjen dhe sportin tonë.