Nesër superndeshje në Superligë, Ulpiana – Ballkani

  • 22.04.2022
Nesër superndeshje në Superligë, Ulpiana – Ballkani

Ashtu si xhiron e kaluar edhe në këtë javë pritet që të ketë spektakël në futbollin kosovar.

Klubi futbollistik nga Suhareka dhuroi spektakël në ndeshjen ndaj Prishtinës, ku triumfoi me rezultat 2-0 si dhe SC Gjilani bëri ndeshje fantastike duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 5-1.


Ndërsa, nga nesër rikthehet Superliga me xhiron e 30-të, ku do të zhvillohen tri ndeshje më 23 prill dhe dy të tjera të dielën e 24 prillit.

Në program nesër është paraparë që të zhvillohet ndeshja mes Ulpianës dhe Ballkanit me fillim nga ora 14:00.

Ulpiana do të presë suharekasit në stadiumin “Sami Kelemendi” në Lipjan.

Po ashtu, gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe ndeshjet si ajo mes Drita – Malisheva dhe Feronikeli ndaj Llapit.

Ndërkaq, të dielën Dukagjini do të jetë nikoqir i SC Gjilanit, ku ky takim zhvillohet me fillim prej orës 13:30 si dhe takimi mes Prishtinës dhe Drenicës që luhet nga ora 14:00.

Kujtojmë se në renditjen tableare, FC Ballkani renditet në pozitën e parë me 63 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 55 pikë dhe Dritën me 52 pikë.

Superliga e KosovësOrari

E shtunë, 23 prill
Drita – Malisheva, 14:00;
Ulpiana – Ballkani, 14:00;
Feronikeli – Llapi. 14:00;

E dielë, 24 prill
Dukagjini – Gjilani, 13:30;
Prishtina – Drenica, 14:00.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë