Nesër sfida e dytë gjysmëfinale në “Play-off”, Rahoveci – Golden Eagle Ylli

26.04.2021

Të martën do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll. Edhe në takimet e dyta vendas janë Rahoveci dhe Ponte Prizreni, pasi sistemi në gjysmëfinale është 2-2-1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Në takimin e parë, Rahoveci pas një ndeshje […]

Nesër sfida e dytë gjysmëfinale në “Play-off”, Rahoveci – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Të martën do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Edhe në takimet e dyta vendas janë Rahoveci dhe Ponte Prizreni, pasi sistemi në gjysmëfinale është 2-2-1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Në takimin e parë, Rahoveci pas një ndeshje dramatike mundi Golden Eagle Ylli 69:66 dhe do të mundohet të shënojë fitoren e dytë, për të qenë sa më afër finales, derisa therandasit pritet të mobilizohen dhe duan të fitojnë përballjen e dytë, në mënyrë që të barazojnë serinë gjysmëfinale, por edhe të marrin përparësinë e fushës.

Peja fitoi në udhëtim takimin e parë ndaj Ponte Prizrenit 92:100 dhe synon të fitojë edhe përballjen e dytë, kurse prizrenasit janë mobilizuar pas humbjes së parë dhe do të japin maksimumin për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Ndeshjet e para dhuruan shumë spektakël dhe emocione, e kështu pritet edhe të martën mbrëma.

Ndeshja e dyta gjysmëfinale

E martë

17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

20:15 Ponte Prizreni – Peja