Nesër ndeshja vendimtare në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

22.04.2021

Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale. Klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të përcaktojë gjysmëfinalistin e parë. Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit […]

Nesër ndeshja vendimtare në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi Foto: Ilustrim

Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të përcaktojë gjysmëfinalistin e parë. Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit 93:92. Në gjysmëfinale i pret Ponte Prizreni, që e përfundoi kampionatin në vendin e parë.

Çerekfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Në sfidën e parë fituan prizrenasit pas vazhdimeve 79:94, ndërsa në përballjen e dytë fituan therandasit 76:89. Kush fiton të premten do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, që përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë.

Ndeshja e tretë apo vendimtare për gjysmëfinale, Golden Eagle Ylli – Bashkimi do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:15 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Ndërsa ndeshja Peja – Sigal Prishtina do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00 në palestrën sportive “Karagaq”