Nesër ndeshja Trepça ’89 – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

20.03.2021

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 26-të në Superligë. Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas në këtë xhiro është ajo ndaj Trepça ’89. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të […]

Nesër ndeshja Trepça ’89 – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 26-të në Superligë.

Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas në këtë xhiro është ajo ndaj Trepça ’89.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Sokol Domi dhe delegat Skender Jashari.