Nesër derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Rahoveci

12.10.2021

Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë rivalitet mes tyre. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri dhe kjo e rrit edhe më shumë presonin për fitore. Therandasit pas tri humbjeve radhazi, mundën Sigal Prishtinën dhe RC Cola Dritën, kurse Vreshtarët […]

Nesër derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Rahoveci Foto: Ilustrim

Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë rivalitet mes tyre. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri dhe kjo e rrit edhe më shumë presonin për fitore.

Therandasit pas tri humbjeve radhazi, mundën Sigal Prishtinën dhe RC Cola Dritën, kurse Vreshtarët kanë vetëm një fitore dhe katër humbje. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar ndeshje interesante dhe kështu pritet edhe të mërkurën.

Ndeshja Golden Eagle Ylli – Rahovec, zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

KB Ylli ka njoftuar se biletat mund ti bleni te Merkuren pas ores 12:00 ne kiosku “Flori” dhe kushtojne 2 Euro.

Po ashtu, klubi suharekas ka bërë të ditur se shikuesit në palestrat sportive duhet të respektojnë masat mbrojtëse:
Respektimi i distancës 1,5 metra;
Vendosjen e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 në 3 ulëse.
Si dhe të posedojnë dëshmitë:Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë kundër COVID-19.

Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes.

Sfidë interesante pritet edhe ndërmjet skuadrave nga Prizreni, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe dy humbje, e kjo pritet të bëjë përballjen edhe më interesante.

Të enjten, RC Cola Drita që nuk ka shënuar asnjë fitore përballet me Pejën. Verdhezinjtë kanë katër fitore dhe një humbje.

Ndeshja Trepça-Sigal Prishtina do të zhvillohet më 30 Tetor.

Java 6

E mërkurë
17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci
20:00 Prizreni 16 – Bashkimi

E enjte
17:00 RC Cola Drita – Peja                              

30 Tetor
19:00 Trepça – Sigal Prishtina