Në Superligë është top golashënues, por në kombëtare Rrahmani nuk po inkuadrohet fare

17.06.2023

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka zhvilluar ndeshjen kundër Rumanisë, e cila përfundoi me barazim 0-0. Trajneri i Kosovës Alain Giresse javë më parë kishte publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024. Në këtë listë nuk ishte përfshirë sulmuesi i Fc Ballkanit, […]

Në Superligë është top golashënues, por në kombëtare Rrahmani nuk po inkuadrohet fare Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka zhvilluar ndeshjen kundër Rumanisë, e cila përfundoi me barazim 0-0.

Trajneri i Kosovës Alain Giresse javë më parë kishte publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.

Në këtë listë nuk ishte përfshirë sulmuesi i Fc Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili për këto ndeshje u ftua më vonë.

Në ndeshjet e muajit maj, Rrahmani nuk ishte inkuadruar fare në lojët të cilat u zhvilluan muajin e kaluar, madje nuk ishte as në bankën rezervë.

Fat i njëjtë sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin e ndoqi edhe mbëmë, i cili nuk u inkuadrua fare në lojën kundër Rumanisë.

Rrahmani është njëri ndër më të mirët e Superligës, por që në kombëtare ende nuk është inkuadruar.

Rikujtojmë se 9-shi fanellave portokallë e zi gjatë Superligës ka shënuar 21 gola, e poashtu ishte shpallur dy herë radhazi si “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit Kosovar.