Ndeshje interesante në Superligë, Trepça ’89 – Ballkani

15.03.2021

Dje ka përfunduar xhiro e 25-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Derbi i javës së 25-të ishte ajo ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, ku kjo ndeshje ka përfunduar me barazim pa gola 0:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo e Gjilanit ndaj […]

Ndeshje interesante në Superligë, Trepça ’89 – Ballkani Foto: Ilustrim

Dje ka përfunduar xhiro e 25-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Derbi i javës së 25-të ishte ajo ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, ku kjo ndeshje ka përfunduar me barazim pa gola 0:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo e Gjilanit ndaj Trepça ’89, ku gjilanasit në drejtim të, Ismet Munishit u janë rikthyer fitoreve duke i mposhtur mitrovicasit me rezultat 2:1.

Ndërsa në këtë fundjavë pritet të zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës, ku kjo xhiro do të sjellë përballje të zjarrta.

Kjo javë na sjell një ndeshje interesante Prishtina – Gjilanit, po ashtu përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo e Trepça ’89 – Ballkani.

Drita do të luaj ndaj Drenicës, Llapi ndaj Arbërisë dhe Besa ndaj Feronikelit.