Ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Ulpiana

21.02.2022

Pas ndeshjeve të fundjavës, elita e futbollit tonë, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 21-të. Edhe mesajve parashikohet të jetë e zjarrtë me disa superduele. Përballja e rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës, është derbi i kësaj xhiro, sfidë tejet e rëndësishme për të dy skuadrat. Interesant pritet të jetë edhe ndeshja Gjilani-Dukagjini, […]

Ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Ulpiana Foto: Ilustrim

Pas ndeshjeve të fundjavës, elita e futbollit tonë, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Edhe mesajve parashikohet të jetë e zjarrtë me disa superduele. Përballja e rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës, është derbi i kësaj xhiro, sfidë tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja Gjilani-Dukagjini, derisa Llapi i bën ‘konak’ Feronikelit.

Padyshim se duel joshëse do te jetë edhe ballafaqimi mes Malishevës dhe Dritës.

Gjithsesi se edhe sfida tjera pritet të sjellin ndeshje të forta, sepse pikët për secilen skuadër janë tejet të vlefshme.

Xhiroja e 21-të

Të martën takohen:
Malisheva-Drita
Ballkani-Ulpiana
Llapi-Feronikeli
Të enjten takohen:
Gjilani-Dukagjini
Drenica-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.