Munishi: Kemi shumë mungesa, nuk na intereson kush del kampion

10.05.2021

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës. Në kuadër të këtij kompeticioni u zhvillua edhe ndeshja Trepça ’89 – Gjilani. Në këtë ndeshje Gjilani në krye me Ismet Munishin pësoi humbje me rezultat 2-1. Pas ndeshjes ka folur trajneri i klubit, Munishi, i cili tha se […]

Munishi: Kemi shumë mungesa, nuk na intereson kush del kampion Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të këtij kompeticioni u zhvillua edhe ndeshja Trepça ’89 – Gjilani.

Në këtë ndeshje Gjilani në krye me Ismet Munishin pësoi humbje me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i klubit, Munishi, i cili tha se përcaktuese ishin mungesat e shumta që kishin në formacion.

Munishi gjithashtu foli edhe për duelin e radhës ndaj Prishtinës, për të cilin tha se do të luajnë sikurse në takimet e tjera.

“Kemi patur mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje dhe është dashur të komponohemi disa për këtë takim. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo se çfarë pash në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë bëmë disa gabime të cilat nuk guxojnë të na ndodhin”.

“Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës, presim edhe rikthimin e disa futbollistëve. Është vetëm një ndeshje e radhës për ne, pasi që nuk na intereson se kush bëhet kampion apo jo”, përfundoi Munishi.