Mesfushori Thomas Partey akuzohet zyrtarisht për përdhunim nga policia britanike
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Thomas Partey, është akuzuar zyrtarisht për pesë raste përdhunimi dhe një sulm seksual, sipas një deklarate të bërë publike nga Shërbimi i Policisë Metropolitane në Londër.
Lojtari 32-vjeçar, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e Arsenalit në Premier League, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës pesëvjeçare me klubin londinez. Por pavarësisht largimit nga “Emirates”, emri i tij pritet të mbetet i lidhur me Londrën për shkak të akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.
Në një deklaratë zyrtare të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) thuhet:
“Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitane të ngrejë akuza ndaj një burri pasi detektivët kanë paraqitur një dosje provash.”
Sipas detajeve të publikuara, Thomas Partey, banues në Hertfordshire, është akuzuar për:
- Pesë akuza për përdhunim
- Një akuzë për sulm seksual
Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në periudhën 2021–2022, dhe përfshijnë tre gra të ndryshme:
- Dy akuza për përdhunim të lidhura me një grua
- Tre akuza për përdhunim ndaj një gruaje të dytë
- Një akuzë për sulm seksual ndaj një gruaje të tretë
Policia Metropolitane ka konfirmuar se ka lëshuar një paditje penale dhe urdhër-arresti për Partey, dhe se procedurat ligjore janë duke vijuar.
Në këtë fazë, autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të privatësisë së viktimave të dyshuara, ndërsa pritet që rasti të trajtohet në gjykatë në ditët në vijim.