Me dhjetë mungesa, Kosova sonte përballet me Greqinë
Kosova sonte do të del përballë Greqisë, në përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3. Greqia e kishite fituar përballjen e parë me rezultat 1-2 në stadiumi “Fadil Vokrri”, derisa Përfaqësuesja jonë do shpresoj që sonte do të nxjerrë një rezultat pozitiv në Athinë. Ndeshja do të zhvillohet nga ora […]
Kosova sonte do të del përballë Greqisë, në përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.
Greqia e kishite fituar përballjen e parë me rezultat 1-2 në stadiumi “Fadil Vokrri”, derisa Përfaqësuesja jonë do shpresoj që sonte do të nxjerrë një rezultat pozitiv në Athinë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”, me Dardanët që kanë plotë dhjetë mungesa.
Bernard Challandes në konferencë për media e ka cekur se takimi me grekët nuk do të jetë aspak i lehtë, duket ditur edhe për mungesat që kemi.
Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut në play-offin e Ligës së Kombeve i ka dëshpëruar lojtarët, duke pasuar më pas edhe me humbjen ndaj Sllovenisë.
Kosova është pjesë e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku ka marrë vetëm një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara.
Ndërsa, Greqia është lider i grupit me 7 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia, derisa Moldavia është po ashtu me një.
Kujtojmë se së fundmi për në Greqi nuk kanë udhëtuar Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Valon Berisha.