Bizneset Vende Pune Ofertat

Manuel Neuer do të rikthehet për Bayern Munich 10 muaj pasi theu këmbën e tij në ski

Manuel Neuer do të rikthehet për Bayern Munich 10 muaj pasi theu këmbën e tij në ski

28.10.2023 Sport

Portieri dhe kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është në radhë për të luajtur të shtunën për herë të parë që nga thyerja e këmbës në ski vitin e kaluar, tha të premten trajneri Thomas Tuchel.

Neuer luajti për herë të fundit në Kupën e Botës në Katar më 1 dhjetor, pasi kombëtarja gjermane u eliminua në fazën e grupeve. Pas një jave, ai theu këmbën e tij gjatë pushimeve.

Trajneri i ekipit të Bayern Munichut, Tuchel, tha se Neuer do të luajë kundër Darmstadt “nëse asgjë nuk ndodh në stërvitje”. Ai shtoi se rikuperimi i gjatë nga lëndimi ka qenë një provë e karakterit të Neuerit dhe se “jam i sigurt se ai do të hyjë shumë shpejt në ritmin ku është në maksimumin e tij”.

Bayern nënshkroi me portierin zviceran Yann Sommer sezonin e kaluar si mbulesë për të dëmtuarin Neuer, por e la atë të largohej për në Inter Milan jashtë sezonit.

Bayern aktualisht është i treti në Bundesligë me 20 pikë.

Përveç rikthimit në aksion me Bayernin, 37-vjeçari Neuer përballet me një sfidë për të rifituar pozicionin e portierit të parë për Gjermaninë përpara organizimit të Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm. Marc-André ter Stegen i Barcelonës ka luajtur të gjitha ndeshjet e Gjermanisë përveç njërit që kur Neuer u lëndua.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Neuer zgjat kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2024

Neuer zgjat kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2024

Bayern Munich ka njoftuar se Manuel Neuer ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në qershor 2024.

36-vjeçari ka shijuar një karrierë të mbushur me trofe në klub që nga ardhja e tij në vitin 2011, dhe ai u bë kapiten i klubit në 2017.

“Jam shumë i kënaqur që rrugëtimi im vazhdon te Bayern”, tha Neuer.

“Do të kemi sërish një ekip shumë të mirë me të cilin mund të luajmë për çdo titull.

“Si portier, kapiten dhe lider, dua të jem mbështetja dhe faktori kryesor në synimet tona të mëdha.

“Ne duam të zgjerojmë rekordin tonë të titullit dhe të konkurrojmë sërish për Kupën DFB dhe Ligën e Kampionëve”.

Drejtori ekzekutiv i Bayern, Oliver Kahn, shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e re të Neuer.

“Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë dhe ka vendosur standardet në mbarë botën prej vitesh”, tha Kahn.

“Është një arritje e madhe të jesh vazhdimisht i klasit botëror për një kohë kaq të gjatë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën e tij.

“Manuel është një figurë përcaktuese në historinë e Bayernit”.

Një mbështetje e madhe

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka vlerësuar edhe portierin dhe tha se ai do të vazhdojë të ketë një rol kyç në vitet në vijim.

“Ne jemi shumë të lumtur që Manuel Neuer ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2024”, tha Salihamidciz.

“Manuel ka qenë në Bayern që nga viti 2011, është kapiteni ynë, ka qenë portieri më i mirë në botë për shumë vite dhe, natyrisht, është një nga lojtarët tanë kyç.

“Ne duam të kemi sukses në të gjitha garat në vitet e ardhshme. Manuel është një mbështetje e madhe për ne brenda dhe jashtë fushës.

Ai do të vazhdojë të luajë një rol të madh në arritjen e objektivave tona”.

Neuer: Shumë e vështirë ndaj Hungarisë, ndaj Anglisë do e kemi më të lehtë

Neuer: Shumë e vështirë ndaj Hungarisë, ndaj Anglisë do e kemi më të lehtë

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20.

Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në kuadër të këtij Kampionati Evropian u zhvillua ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë, ku gjermanët arritën të marrin një barazim me shumë vështirësi ndaj hungarezëve, ku edhe siguruan kalimin më tej në këtë kampionat.

Ndërsa në 1/8-at e kampionatit, Gjermani do të përballet me Anglinë në “Wembley”, e që quhet finale e parakohshme.

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer ka theksuar se ndeshja ndaj Hungarisë ka qenë shumë e vështirë, duke shtuar se me Anglinë, Gjermania do të ketë më lehtë të shkojë te goli.

“Është shumë e vështirë ndaj një ekipi të tillë, veçanërisht kur ne dizavantazh. Është shumë mirë ndaj Portugalisë dhe Francës sepse ata shtrihen gjatë në fushë.

Hungaria u mbrojt shumë mirë. Ndaj Anglisë do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe. Është më e lehtë për ne të luajmë me skuadra më të mira.

Kemi besim te vetja jonë edhe pas 2-2 ndaj Hungarisë. Në “Wembley” do të japim më të mirën tonë”, u shpreh Neuer.  

Hoeness i jep “ultimatum” Bayernit dhe Neuerit për kontratën e re

Hoeness i jep “ultimatum” Bayernit dhe Neuerit për kontratën e re

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, thotë se ai “do ta vlerësonte shumë”, nëse Manuel Neuer do të nënshkruante një kontratë të re me kampionët e Bundesligës. 34-vjeçari ka qenë subjekt i spekulimeve të transferimit muajt e fundit, me portierin e Schalke, Alexander Nubel, të vendosur për t’u bashkuar me bavarezët në fund të qershorit.

Neuer u trondit nga klubi kohët e fundit, sepse pa të dilnin në publik detajet financiare të bisedimeve për kontratën e re, ndërkohë që shefat e Bayernit vazhdojnë të jenë të sigurt se ai do të rinovojë me kushte të reja.

“Do ta vlerësoja shumë dhe do të isha tejet i lumtur, nëse Manuel Neuer do të qëndronte te Bayerni edhe për vitet e ardhshme. Ai është akoma portieri më i mirë në botë, – tha Hoeness, i cili e la rolin e tij si president i Bayernit vitin e kaluar. – Unë, gjithashtu, besoj se nënshkrimi i Alexander Nubel është 100 për qind i saktë. Ishte një vendim i shkëlqyeshëm nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic”.

Nëse Neuer do të qëndrojë te bavarezët edhe një sezon tjetër, do të ishte viti i 10-të i tij në këtë klub, që nga momenti kur mbërriti aty, ashtu si Nubel, nga Schalke më 2011. Ai ka fituar shtatë tituj të Bundesligës, katër herë “DFB-Pokal” dhe Ligën e Kampionëve në “Allianz Arena”. Klubet në Gjermani, aktualisht janë duke pritur të ktehen në stërvitje, mes shpresave se Bundesliga mund të luhet pas dyerve të mbyllura gjatë javëve të ardhshme, raporton Telesport

Lojtarët dhe bordi i Bayernit pranuan një ulje pagash për ta ndihmuar klubin në krizën e koronavirusit. Hoeness e mbështet këtë vendim: “Te Bayerni janë ulur pagat 20 për qind për muajin prill. Në fund të fundit, ne nuk do të kemi të ardhura nga lojërat pa spektatorë, çka është kompensuar në mënyrë të arsyeshme nga ulja e pagave. Në thelb, unë mendoj se “lojërat fantazmë” (pa tifozë) janë të diskutueshme, por duke pasur parasysh situatën ekonomike të disa klubeve, ato janë jetësore dhe të nevojshme.

DFL po punon shumë mirë në këtë situatë krize, siç tregojnë negociatat me “Sky”. Do të isha shumë i lumtur nëse disa fanatikë të kufizimeve relaksuese, të cilët aktualisht nuk po i bëjnë mirë sondazhet e opinioneve, do të ishin pak më të përmbajtur. Nuk mund të parashikojmë nëse infeksioni shtohet, nëse futbolli kthehet. Askush nga ne nuk mund të përgjigjet për këtë”.

Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë