Neuer: Shumë e vështirë ndaj Hungarisë, ndaj Anglisë do e kemi më të lehtë

24.06.2021

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20. Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna. Gjatë mbrëmjes së djeshme në kuadër të këtij Kampionati Evropian u zhvillua ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë, ku gjermanët arritën të marrin një barazim me shumë vështirësi ndaj hungarezëve, ku […]

Neuer: Shumë e vështirë ndaj Hungarisë, ndaj Anglisë do e kemi më të lehtë Foto: Ilustrim

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20.

Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në kuadër të këtij Kampionati Evropian u zhvillua ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë, ku gjermanët arritën të marrin një barazim me shumë vështirësi ndaj hungarezëve, ku edhe siguruan kalimin më tej në këtë kampionat.

Ndërsa në 1/8-at e kampionatit, Gjermani do të përballet me Anglinë në “Wembley”, e që quhet finale e parakohshme.

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer ka theksuar se ndeshja ndaj Hungarisë ka qenë shumë e vështirë, duke shtuar se me Anglinë, Gjermania do të ketë më lehtë të shkojë te goli.

“Është shumë e vështirë ndaj një ekipi të tillë, veçanërisht kur ne dizavantazh. Është shumë mirë ndaj Portugalisë dhe Francës sepse ata shtrihen gjatë në fushë.

Hungaria u mbrojt shumë mirë. Ndaj Anglisë do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe. Është më e lehtë për ne të luajmë me skuadra më të mira.

Kemi besim te vetja jonë edhe pas 2-2 ndaj Hungarisë. Në “Wembley” do të japim më të mirën tonë”, u shpreh Neuer.