Hoeness i jep “ultimatum” Bayernit dhe Neuerit për kontratën e re

27.04.2020

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, thotë se ai “do ta vlerësonte shumë”, nëse Manuel Neuer do të nënshkruante një kontratë të re me kampionët e Bundesligës. 34-vjeçari ka qenë subjekt i spekulimeve të transferimit muajt e fundit, me portierin e Schalke, Alexander Nubel, të vendosur për t’u bashkuar me bavarezët në fund…

Hoeness i jep “ultimatum” Bayernit dhe Neuerit për kontratën e re

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, thotë se ai “do ta vlerësonte shumë”, nëse Manuel Neuer do të nënshkruante një kontratë të re me kampionët e Bundesligës. 34-vjeçari ka qenë subjekt i spekulimeve të transferimit muajt e fundit, me portierin e Schalke, Alexander Nubel, të vendosur për t’u bashkuar me bavarezët në fund të qershorit.

Neuer u trondit nga klubi kohët e fundit, sepse pa të dilnin në publik detajet financiare të bisedimeve për kontratën e re, ndërkohë që shefat e Bayernit vazhdojnë të jenë të sigurt se ai do të rinovojë me kushte të reja.

“Do ta vlerësoja shumë dhe do të isha tejet i lumtur, nëse Manuel Neuer do të qëndronte te Bayerni edhe për vitet e ardhshme. Ai është akoma portieri më i mirë në botë, – tha Hoeness, i cili e la rolin e tij si president i Bayernit vitin e kaluar. – Unë, gjithashtu, besoj se nënshkrimi i Alexander Nubel është 100 për qind i saktë. Ishte një vendim i shkëlqyeshëm nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic”.

Nëse Neuer do të qëndrojë te bavarezët edhe një sezon tjetër, do të ishte viti i 10-të i tij në këtë klub, që nga momenti kur mbërriti aty, ashtu si Nubel, nga Schalke më 2011. Ai ka fituar shtatë tituj të Bundesligës, katër herë “DFB-Pokal” dhe Ligën e Kampionëve në “Allianz Arena”. Klubet në Gjermani, aktualisht janë duke pritur të ktehen në stërvitje, mes shpresave se Bundesliga mund të luhet pas dyerve të mbyllura gjatë javëve të ardhshme, raporton Telesport

Lojtarët dhe bordi i Bayernit pranuan një ulje pagash për ta ndihmuar klubin në krizën e koronavirusit. Hoeness e mbështet këtë vendim: “Te Bayerni janë ulur pagat 20 për qind për muajin prill. Në fund të fundit, ne nuk do të kemi të ardhura nga lojërat pa spektatorë, çka është kompensuar në mënyrë të arsyeshme nga ulja e pagave. Në thelb, unë mendoj se “lojërat fantazmë” (pa tifozë) janë të diskutueshme, por duke pasur parasysh situatën ekonomike të disa klubeve, ato janë jetësore dhe të nevojshme.

DFL po punon shumë mirë në këtë situatë krize, siç tregojnë negociatat me “Sky”. Do të isha shumë i lumtur nëse disa fanatikë të kufizimeve relaksuese, të cilët aktualisht nuk po i bëjnë mirë sondazhet e opinioneve, do të ishin pak më të përmbajtur. Nuk mund të parashikojmë nëse infeksioni shtohet, nëse futbolli kthehet. Askush nga ne nuk mund të përgjigjet për këtë”.

Etiketat

Ofertat e fundit