Manchester United vs West Ham: Formacionet zyrtre dhe përditësimet më të fundit

22.01.2022

Skuadra e Ralf Rangnick hyn në lojë pas një fitoreje të rëndësishme jashtë fushe në Brentford, ndërsa djemtë e David Moyes pësuan një humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj Leeds. Manchester United e prest West Hamin në stadiumin Old Trafford, ekip ky që vitet e fundit është i papërshtatshëm për klubet. Ndeshja zhvillohet sot me fillim […]

Skuadra e Ralf Rangnick hyn në lojë pas një fitoreje të rëndësishme jashtë fushe në Brentford, ndërsa djemtë e David Moyes pësuan një humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj Leeds.

Manchester United e prest West Hamin në stadiumin Old Trafford, ekip ky që vitet e fundit është i papërshtatshëm për klubet.

Ndeshja zhvillohet sot me fillim prej orës 16:00.

https://twitter.com/ManUtd/status/1484886178386096134

Djajtë e Kuq sot përballen me mungesa goxha të mëdha në këtë ndeshje, duke nisur nga mungesa e Paul Pogbas, Edinson Cavanit, Aaron Wan-Bissaka, Luke Shaw dhe Victor Lindelof.

Klubi i Rangnick synon që në këtë sfidë të marrë tri pikë e të kalojë West Hamin në renditje tabelare.

Ndërkaq, londinezët po dëshirojnë që të shkaktojnë befasi në Old Trafford.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Dalot, Maguire, Varane, Telles, McTominay, Fred, Fernandes, Ronaldo, Greenwood, Elanga.

https://twitter.com/ManUtd/status/1484888610788855821

West Ham United: Areola, Coufal, Dawson, Zouma, Cresswell, Rice, Soucek, Lanzini, Fornals, Bowen, Antonio.

https://twitter.com/WestHam/status/1484888589024571400