Low zbulon listën me rikthime të bujshme, ja Gjermania në Euro 2020

19.05.2021

Vetëm 4 javë nga ndeshja e parë e Gjermanisë ndaj Francës në Kampionatin Europian, Joachim Low ka zbuluar listën me lojtarët protagonistë dhe ku nuk mungojnë surprizat. Thomas Muller dhe Mats Hummels të cilët ndeshjen e fundit me Gjermaninë e luajtën më 19 Nëntor të 2018 ndaj Holandës, janë rikthyer dhe do të jenë pjesë […]

Low zbulon listën me rikthime të bujshme, ja Gjermania në Euro 2020 Foto: Ilustrim

Vetëm 4 javë nga ndeshja e parë e Gjermanisë ndaj Francës në Kampionatin Europian, Joachim Low ka zbuluar listën me lojtarët protagonistë dhe ku nuk mungojnë surprizat.

Thomas Muller dhe Mats Hummels të cilët ndeshjen e fundit me Gjermaninë e luajtën më 19 Nëntor të 2018 ndaj Holandës, janë rikthyer dhe do të jenë pjesë e skuadrës në Euro 2020 ashtu si Kevin Holland që rikthehet pas 4 vitesh mungesë.

Në listën e paraqitur nga trajneri Low, nuk munguan surprizat siç ishin ato të Jerome Boateng, Julian Draxler teksa Ter Stegen është i dëmtuar dhe Marco Reus ra dakord me trajnerin që të mos merrte pjesë.

Lista e plotë e Gjermanisë është më poshtë dhe sigurisht që janë emra të frikshëm që do të kërkojnë të thonë fjalën e tyre si pretendend në Euro 2020.

Portierë: Bernd Leno (Arsenal), Manuel Neuer (FC Bayern), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt).

Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Robin Gosens (Atalanta Bergamo), Christian Günter (SC Freiburg), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Robin Koch (Leeds United), Antonio Rüdiger (FC Chelsea), Niklas Süle (FC Bayern)

Mesfushorë/Sulmues: Joshua Kimmich (Bayern), Leon Goretzka (Bayern), Emre Can (Borussia Dortmund), Toni Kroos (Real Madrid), Ilkay Gündogan (Manchester City), Florian Neuhaus (Borussia M’gladbach), Jonas Hofmann (M’gladbach), Thomas Müller (Bayern), Jamal Musiala (Bayern), Leroy Sané (Bayern), Serge Gnabry (Bayern), Kai Havertz (Chelsea), Timo Werner (Chelsea), Kevin Volland (Monaco).