Challandes publikon listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e Shtatorit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” […]
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.
Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media.
Portierë: Arjanet Muric, Visar Bekaj, Samir Ujkani;
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Mirlind Kryeziu, David Domgjoni, Lirim Kastrati;
Mesfushorë: Herolind Shala, Zymer Bytyqi, Valon Berisha, Besar Halimi, Bersant Celina, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Florian Loshaj, Lirim Kastrati, Florent Muslija;
Sulmues: Vedat Muriqi, Astrit Selmani;
Përzgjedhës: Bernard Challandes
