“Liverpool e bëri befasinë ndaj Barcelonës, por do jetë shumë më vështirë me Atleticon”

05.03.2020

Legjenda e Liverpool, John Barnes ka paralajmëruar klubin e vjetër se mposhtja e Atletico Madrid do jetë shumë e vështirë. “Reds” u mposhtën në “Wanda Metripolitano” me rezultat të ngushtë 1 – 0, ndërsa kanë tri humbje në katër ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info. Ish-mesfushori i Liverpool për Sky Sports ka thënë se të mposhtin Atleticon […]

“Liverpool e bëri befasinë ndaj Barcelonës, por do jetë shumë më vështirë me Atleticon” Foto: Ilustrim

Legjenda e Liverpool, John Barnes ka paralajmëruar klubin e vjetër se mposhtja e Atletico Madrid do jetë shumë e vështirë.

“Reds” u mposhtën në “Wanda Metripolitano” me rezultat të ngushtë 1 – 0, ndërsa kanë tri humbje në katër ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Ish-mesfushori i Liverpool për Sky Sports ka thënë se të mposhtin Atleticon do jetë shumë më e vështirë se Barcelonën, që ia dolën ta mposhtën vitin e kaluar.

“Mendoj se stili i lojës është më i ndryshëm i Aletico Madrid dhe Barcelonës. Të gjithë thonë Barcelona është skuadër më e mirë se Atletico, por jo në mbrojtje”, pëcjellë arbresh.info

“Nëse janë duke u mbrojtur epërsinë dhe kanë 20% të posedimit, përsëri nuk pësojnë. Ishte shok i madh rikthimi ndaj Barcelonës, por mendoj se do jetë shumë më vështirë kundër Atleticos”, theksoi ai.

Atletico me 17 mars është mysafirë i kampionit të Evropës në “Anfield”.