Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje

23.02.2021

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje tejet interesante. Klubi spanjoll, Atletico Madrid do të zhvillojë ndeshjen ndaj klubit londinez, Chelseas, ndërsa Lazio është nikoqir i Bayern Munichut. Disavantazhi për Atleticon është sepse ndeshja do zhvillohet në Bukuresht, ngase Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një […]

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje Foto: Ilustrim

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje tejet interesante.

Klubi spanjoll, Atletico Madrid do të zhvillojë ndeshjen ndaj klubit londinez, Chelseas, ndërsa Lazio është nikoqir i Bayern Munichut.

Disavantazhi për Atleticon është sepse ndeshja do zhvillohet në Bukuresht, ngase Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një stadium neutral.

Ndërsa, sa i përket formës së ekipeve, “Blutë” e Londrës mbeten të pamposhtur ende nën urdhrat e Tuchel, derisa Atletico nuk është duke kaluar në formë të mirë.

Lazio gjithashtu është në seri pozitive, ashtu siç është Bayern, skuadër që para disa javëve fitoi Kupën e Botës për Klube.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.