Laura Fazliu shkëlqen në Linz, kualifikohet në çerekfinale të turneut të xhudos
Pas suksesit të Distria Krasniqit, e cila dje fitoi medaljen e argjendtë, një tjetër xhudiste kosovare po shkëlqen në “tapetin” e Linz të Austrisë. Laura Fazliu ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e turneut të xhudos, duke treguar formë të lartë dhe vendosmëri.
Garuesja jonë e nisi rrugëtimin e saj pa luftë në raundin e parë, duke kaluar direkt në raundin e dytë. Në raundin e dytë, Laura u përball me italianen Carlotta Avanzato, duke triumfuar me “ippon” në kohën shtesë. Kjo fitore e siguroi kalimin e saj në raundin tjetër të këtij eventi të madh të xhudos.
Tani, në çerekfinale, Laura Fazliu do të ndeshet me sllovenen Leila Mazouzi. Ky duel pritet të jetë një sfidë e fortë, por garuesja jonë është e motivuar për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt medaljes.
Suksesi i Laura Fazliut vjen pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, duke treguar se xhudoja kosovare po vazhdon të korrë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.