Kroaci – Spanjë, formacionet e mundshme

28.06.2021

Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël. Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati. Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kroacisë dhe të Spanjës në “Parken Stadium” në Kopenhagë. […]

Kroaci – Spanjë, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël.

Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati.

Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kroacisë dhe të Spanjës në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Kjo ndeshje që zhvillohet sot pritet të jetë një përballje e zjarrtë pasi që të dyja Kombëtare po e kërkojnë kalimin në çerekfinale të Euro 2020.

Kualifikimin në raundin e eliminimit nuk e kanë kaluar lehtë as kroatët e as spanjollët, ku në ndeshjet e grupeve, vetëm fitoret në ndeshjet e fundit i dhanë këtyre dy Kombëtarëve mundësinë për të kaluar më tutje në këtë kompeticion.

Formacionet e mundshme të ndeshjes Kroaci – Spanjë:

Kroaci (4-3-3): Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic, Petkovic, Rebic

Trajner: Zlatko Dalic

Spanjë (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Pedri, Busquets, Koke; Sarabia, Morata, Olmo

Trajner: Luis Enrique