Kosova luan dy ndeshje gjatë nëntorit, fton Dakun dhe Sadriun

11.11.2022

Përfaqësuesja e Kosovës ka ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu. Me 16 nëntor Kosova do të luaj ndaj Armenisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërsa, me 19 nëntor Kosova luan Ishujt Faroe, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë. Për këto […]

Kosova luan dy ndeshje gjatë nëntorit, fton Dakun dhe Sadriun Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës ka ftuar dyshen e klubit slloven NS Mura, Mirlind Daku dhe Leard Sadriu.

Me 16 nëntor Kosova do të luaj ndaj Armenisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa, me 19 nëntor Kosova luan Ishujt Faroe, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Alain Giresse duket se do t’i besojë lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak.

Klubi slloven ka njoftuar përmes një postimi se ka konfirmuar ftesat e Kosovës për sulmuesin Daku dhe mbrojtësin Sadriu.

“Mirlind Daku dhe Leard Sadriu thirrën në kombëtaren e Kosovës, e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe”, thuhet në njoftimin e klubit slloven.