Konfirmohet nga MKRS, ndeshjet e Final 8 luhen në praninë e tifozëve

Tifozët do të rikthehen në palestrat e Kosovës. Ndeshjet e Final 8 në basketboll që mbahen në Suharekë do të luhen në praninë e tifozëve.

Tashmë kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Zëvendësministri, Arbër Grabovci e ka konfirmuar se do të lejohen deri në 200 tifozë në ndeshjet e Final 8.

Ndeshjet e Final 8 zhvillohen nga 3 shkurti deri më 7 shkurt, kur edhe do të luhet finalja e madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe klubi suharekas, Golden Eagle Ylli.

“Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe skishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, thuhet në njoftimin e klubit suharekas, Golden Eagle Ylli.

RAPORTO