Kastrati i Golden Eagle Yllit në TOP 5-shen e javës në Superligë

27.09.2021

Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36. Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket. I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105. Në vendin […]

Kastrati i Golden Eagle Yllit në TOP 5-shen e javës në Superligë Foto: Erjon Kastrati

Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36. Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.

I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105.

Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me 30, pastaj janë Julien Lewis i Bashkimit me 25 dhe Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit me 23.