Kastrati i Golden Eagle Yllit: Ide e qëlluar për Qendrën Nacionale, i presim me padurim tifozët tanë

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, i cili vizitoi Qendrën Nacionale të Basketbollit, është shprehur shumë i lumtur për mundësinë që e kanë gjeneratat e reja, një mundësi që nuk e kishin basketbollistët në të kaluarën.

12.11.2021 / Sport

Kastrati i Golden Eagle Yllit: Ide e qëlluar për Qendrën Nacionale, i presim me padurim tifozët tanë
Foto: Ilustrim

“Kur kam dëgjuar për herë të parë për këtë ide, isha shumë i lumtur, sepse këtë mundësi nuk e kemi pasur ne. Jam i lumtur për gjeneratat e reja.

Një falënderim për Federatën e Basketbollit të Kosovës, që në mënyrë sistematike është përkujdesur për talentet e rinj, që do të stërviten dy herë në ditë dhe që do të vazhdojnë arsimimin, e kjo është shumë e rëndësishme. Një ide shumë e qëlluar”, është shprehur Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së.


Një nga lojtarët kyç te Dardanët ka folur për përballjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës. “Pas një kohë të gjatë jemi pak a shumë komplet, përveç Lis Shoshit, që është një mungesë e madhe, mirëpo lojtarët e ftuar po kalojnë në formë të mirë, Dardani (Berisha), Driloni (Hajrizi), Gëzimi (Morina), e të tjerët, dhe padyshim shkojmë për fitore”, është basketbollisti i Golden Eagle Yllit.

Ai ka folur edhe për gjasat e Kosovës në këtë grup. “Çdo lojë është si kapitull në vete. Do të përgatitemi maksimalisht. E them edhe një herë se jam shumë optimist dhe besoj në rezultate pozitive”, nënvizoi Kastrati.

Pas një kohe të gjatë, Dardanët do të jenë në tribuna. “Për neve gjithmonë tifozët kanë qenë lojtari i gjashtë. Edhe pse palestra nuk do të jetë e mbushur për shkak të Covidit, megjithatë, aq sa do të vijnë, ne do të jemi shumë të lumtur dhe mezi po i presim në palestër”, përfundoi Erjon Kastrati.

Kosova do të përballet me Norvegjinë më 25 Nëntor si mysafir, kurse më 28 Nëntor, do të ndeshet me Danimarkën në Prishtinë. Këto takime zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për Euro 2025.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *