LVV
PDK
LDK
AAK

Kampionati Evropian U-21 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi

para 11 dite

Shqipëria dhe Serbia do të jenë nikoqirët e Kampionatit Evropian të Futbollit për të rinj nën 21 vjeç, që do të zhvillohet në vitin 2027.

Kampionati Evropian U-21 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi

Ndeshjet e këtij aktiviteti madhor për futbollin europian do të zhvillohen në disa qytete të Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndeshja hapëse e këtij turneu do të luhet në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Përveç Tiranës, ndeshje të Kampionatit Evropian U-21 do të zhvillohen edhe në Shkodër, Durrës dhe Elbasan.

Edhe Serbia do të ketë disa qytete që do të presin ndeshjet e këtij turneu. Përveç Novi Sadit, ndeshje do të zhvillohen edhe në Leskovc, Loznicë dhe Zajeçar.

Shqipëria dhe Serbia kualifikohen direkt në këtë turne si vende organizatore.

Etiketat

Ofertat e fundit