Juventusi planifikon huazimin e Hendersonit
Juventusi po mendon të bëjë një lëvizje huazimi për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe zëvendës-kapitenin e Anglisë, Jordan Henderson, i cili thuhet se po kërkon një largim nga Arabia Saudite. Anglezi u largua nga “Të Kuqtë” në verën e vitit të kaluar, duke nënshkruar me Al-Ettifaq një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë rreth 14…
Juventusi po mendon të bëjë një lëvizje huazimi për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe zëvendës-kapitenin e Anglisë, Jordan Henderson, i cili thuhet se po kërkon një largim nga Arabia Saudite.
Anglezi u largua nga “Të Kuqtë” në verën e vitit të kaluar, duke nënshkruar me Al-Ettifaq një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë rreth 14 milionë euro.
Tani, pasi kanë kaluar pak më shumë se gjashtë muaj në periudhën e tij me Al-Ettifaq, Henderson thuhet se po shtyn për një kthim në Evropë.
“Sky Sport Italia” raporton se Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka biseduar me 33-vjeçarin për një marrëveshje të mundshme huazimi të tij.
Por, ish-mesfushori i Sunderlandit thuhet se dëshiron një huazim prej 18 muajsh dhe jo deri në fund të sezonit.
Nëse Juventusi do të siguronte një lëvizje për 81-herë reprezentuesin anglez, duhet të lironte ndonjë lojtarë fillimisht.
Moise Kean është i lidhur me një largim në formë huazimi nga “Allianz Stadium” këtë muaj, gjë që do të lironte më shumë hapësirë në buxhetin e “Bianconerëve”.
Jordan Henderson ka edhe kërkues të tjerë të përfolur, duke përfshirë Ajaxin dhe Brighton Hove & Albion.
Ai me Al-Ettifaq ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Etiketat
Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë së re
Ndërkombëtar para 18 dite
Inflacioni në Zvicër arrin në 1.5%, nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2023
Lajme para 22 dite
SHBA-ja nuk përjashton sulme të reja ndaj Iranit, Teherani kërcënon me kundërpërgjigje
Lajme para 24 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Irani mban të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, vendos shtatë kushte për SHBA-në
Ndërkombëtar para 52 dite
Japonia rrit 20-fish tarifën për lejeqëndrimin e përhershëm, shtrëngohen edhe kushtet për të huajt
Ndërkombëtar para 53 dite
Trump zyrtarizon “Super Inteligjencën”: Qeveria amerikane do të zëvendësojë termin AI me SI
Ndërkombëtar para 56 dite