Juventusi i Allegrit, 100 milionë euro për merkaton – Ronaldo ikën, Dybala qëndron
Sot edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit të Juventusit, Andrea Pirlo. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjete sociale. Ndërsa pa kaluar shumë kohë vjen edhe njoftimi i radhës, ku bëhet zyrtare trajneri i ri i klubit. Tashmë […]
Sot edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit të Juventusit, Andrea Pirlo.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjete sociale.
Ndërsa pa kaluar shumë kohë vjen edhe njoftimi i radhës, ku bëhet zyrtare trajneri i ri i klubit.
Tashmë edhe zyrtarisht Massimiliano Allegri është rikthyer në stol te ‘Zonja e Vjetër’.
Allegri do të firmos kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Welcome back home, Max! ⚪⚫#AllegriIN
— JuventusFC (@juventusfcen) May 28, 2021
Drejtuesit bashkë me trajnerin kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës që objektiv do të ketë rikthimin kampion në Serinë A.
Janë disa tema delikate që Allegri dhe jo vetëm, duhet të përballen për t’I dhënë zgjidhje sa më shpejt dhe sigursht që emri i pare është Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez është konsideruar gjithmonë si pengesë për rritjen e skuadrës si grup nga trajneri livornez ndaj dhe e ardhmja e tij nuk do të jetë në Torino.
Destinacioni i Ronaldos është për t’u vendosur dhe disa janë hipotezat, si Sporting, Man. United apo edhe PSG.
Return of the Max! 😎🔙
— JuventusFC (@juventusfcen) May 28, 2021
📸 https://t.co/g7rSzmifCq#AllegriIN pic.twitter.com/9ShHyHdfvD
Ndërkohë do të ketë një vendim edhe për flamurin e skuadrës, Giorgio Chiellini të cilit I skadon kontratë ditët e ardhshme por Allegri ka vënë votën që mbrojtësi të qëndrojë dhe të rinovojë.
E njëjta situate edhe për Dybalan i cili me Allegrin në stol ka patur paraqitjet më të mira te Juventusi dhe rikthimi i trajnerit do të çojë drejt rinovimit me argjentinasin teksa valixhet do të bëjë edhe portiere Sczeney pasi portën për shumë vite do ta mbrojtë Gigi Donnarumma.