Juventusi e ka gjetur mënyrën për ta rrëmbyer Mauro Icardi-n nga PSG

Juventusi e ka gjetur mënyrën për ta rrëmbyer Mauro Icardi-n nga PSG

Mauro Icardi mund të rikthehet dhe të luajë sërish në Serie A, pas aventurës së tij me Interin deri para dy viteve.

Interesim për ta rikthyer sulmuesin argjentinas në Itali kanë shprehur rivalët e Interit, Milani dhe Juventusi.

Tani, gjithnjë sipas raporteve të fundit nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa konkret drejt një marrëveshje me Paris-Saint-Germain për Icardin.

Ata do t’i ofrojnë shërbimet e Paulo Dybalas në këmbim të tij, ofertë kjo e cila edhe mund t’i përshtatet klubit parizien. Dybala është në bisedime me Juventusin për rinovimin e kontratës dhe deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë marrëveshje finale.

RAPORTO