Juventus – Inter: Formacionet e mundshme
Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit zhvillohet sonte në “Allianz Stadium” në Torino. Takimi i parë i dy skuadrave e zhvilluar në qytetin e modës ka përfunduar me fitoren e “Zonjës së Vjetër” me shifrat 1:2. Andaj, ky rezultat është shumë i favorshëm për ta në takimin e mbrëmjes së […]
Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit zhvillohet sonte në “Allianz Stadium” në Torino.
Takimi i parë i dy skuadrave e zhvilluar në qytetin e modës ka përfunduar me fitoren e “Zonjës së Vjetër” me shifrat 1:2.
Andaj, ky rezultat është shumë i favorshëm për ta në takimin e mbrëmjes së sontme në shtëpi.
“Neurazzurët” duhet të fitojnë me dy gola epërsi ndaj Juventusit për të prerë biletën për finalen e madhe.
Fituesi i këtij takimi do të përballet në finale me fituesin e duelit Atalanta – Napoli.
Ballafaqimi ndërmjet Juventusit dhe Interit fillon nga ora 20:45.
Këto janë formacionet e mundshme:
Juventus (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; Bernardeschi, Arthur, Bentancur, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Martinez, Lukaku.