Ish-lojtari i FC Ballkanit kompleton trasferimin te NK Lokomotiva Zagreb

05.07.2021

Tashmë edhe zyrtare futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha është larguar nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”. “Te dashur Suharekas, ka ardhur koha të largohem nga FC Ballkani, për nje sfidë të re në karieren time. […]

Ish-lojtari i FC Ballkanit kompleton trasferimin te NK Lokomotiva Zagreb Foto: Ilustrim

Tashmë edhe zyrtare futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha është larguar nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Te dashur Suharekas, ka ardhur koha të largohem nga FC Ballkani, për nje sfidë të re në karieren time. Jam shumë krenar qe isha pjesë e skuadres se Fc Ballkani. Ju ishit shtepia ime e dytë dhe gjithmonë do të keni një vend special në zemrën time”, ka shkruar Hoxha.

Po ashtu Hoxha ka falënderuar shokët e tij të skuadrës, presidentin e klubit si dhe trajnerëve të kësaj skuadre.

Pas largimit nga FC Ballkanit, Arbër Hoxha ka kompletuar transferimin te NK Lokomotiva Zagreb në Kroaci.

Gjithashtu transferin në Lokomotiva e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”

“Nga sot fillon nje kapitull i ri ne karieren time , një aventurë e re me sfida te reja”, ka shkruar Hoxha.

Po ashtu ai më tutje ka shkruar se: “Me ndihmen e Zotit shpresoi që çdo gjë të shkoi në mënyren e duhur”.