Zyrtare, Ballkani konfirmon largimin e tre top lojtarëve nga skuadra

Zyrtare, Ballkani konfirmon largimin e tre top lojtarëve nga skuadra
Çlirim Gashi

10.06.2021 / Sport

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se nga skuadra e tyre janë larguar tre top lojtarë.

Sipas njoftimit tre futbollistët që janë larguar janë: Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Arbër Shala.

Poashtu përveç këtyre tre lojtarëve, me Ballkanin i ka ndarë rrugët edhe drejtori sportiv, Avni Bytyqi.

“Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat.

Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe  i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës”.

LEXO EDHE:  Dy futbollistë të FC Ballkanit kalojnë te Llapi për garat evropiane!

“Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Evropës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri”.

“Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falënderuar Arbrin i urojme shume suksese gjet karrierës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

RAPORTO