Zyrtare: Arbër Hoxha largohet nga FC Ballkani
Tashmë edhe zyrtare futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha është larguar nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”. “Te dashur Suharekas, ka ardhur koha të largohem nga FC Ballkani, për nje sfidë të re në karieren time. […]
Tashmë edhe zyrtare futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha është larguar nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
“Te dashur Suharekas, ka ardhur koha të largohem nga FC Ballkani, për nje sfidë të re në karieren time. Jam shumë krenar qe isha pjesë e skuadres se Fc Ballkani.
Ju ishit shtepia ime e dytë dhe gjithmonë do të keni një vend special në zemrën time”, ka shkruar fillimisht Hoxha.
Po ashtu Hoxha ka falënderuar shokët e tij të skuadrës, presidentin e klubit si dhe trajnerëve të kësaj skuadre.
Ndërsa nuk ka harruar të falënderoj në mënyrë të veçantë Ismet Munishin që dikur e drejtoi Ballkanin.
“Falenderoj shoket e skuadrës, trajnerët e mi, presidentin Arsim Kabashi me stafin e tijë si dhe te gjithe tifozët Suharekas. Ndersa një falenderim special dhe të veçantë dua t’i kushtoi trajnerit z. Ismet Munishi. Falemnderit dhe Mirupafshim Suharekë”, shtoi ai.
Sipas raportimeve në media, Hoxha sot do t’i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit.