Mesfushori i Ballkanit: E vështirë të agjerosh dhe të stërvitësh, kemi kaluar në monotoni

29.04.2020

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar për afro 2 muaj gjitha aktivitetet sportive në vend, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë. Kjo ka bërë që futbollistët të fillojnë stërvitjet nga shtëpijat e tyre me anë të programeve të ndryshme që lidhen me pjesën tjetër të ekipit. Tashmë në këtë kohë, ‘vështirësi’ […]

Mesfushori i Ballkanit: E vështirë të agjerosh dhe të stërvitësh, kemi kaluar në monotoni Foto: Ilustrim

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar për afro 2 muaj gjitha aktivitetet sportive në vend, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që futbollistët të fillojnë stërvitjet nga shtëpijat e tyre me anë të programeve të ndryshme që lidhen me pjesën tjetër të ekipit.

Tashmë në këtë kohë, ‘vështirësi’ për futbollistë pritet të jetë edhe muaji i ramazanit, pasi shumë lojtarë që kanë zgjedhur të agjërojnë, pritet të mos jenë në maksimumin e tyre gjatë përgatitjeve që bëjnë.

Të vështirë përgatitjet në këtë fazë në kohë agjërimi dhe pandemie i ka quajtur mesfushori ofanziv i Ballkanit, Arbër Hoxha.

“Është e vështirë të stërvitësh duke agjëruar sepse ndikojnë shumë faktor, por me së shumti është koha e nxehtë në të cilën po kalojmë”, tha fillimisht Hoxha.

“Po kalojmë në situatë të palakmushme ne si futbollistë, sepse kemi kalua në monotoni me stërvitje individuale, vrapime të gjata. Shpresojë që sa më shpejt të kaloj kjo pandemi dhe të fillojmë me skuadër përgatitjet”, shtoi tutje një nga mesfushorët ofanziv më të mirë gjatë këtij edicioni në Superligë, Arbër Hoxha, raporton GazetaOlle

Kurse, për fund Hoxha ka komentuar edhe rifillimin e mundshëm të kampionatit si dhe ndikimin që mund ta ketë bërë koronavirusi në motivin e skuadrave.

“Është vështirë me motivu vetën në këso lloj situate sepse mundesh me stërvit në këto rrethana për dy javë maksimumi, por kjo tashmë po bën afro 2 muaj. Ndërsa sa i përket klubit në vazhdimësi kemi stërvitur të gjithë nën përcjellje të stafit me anë të programit që kemi. Por nëse do të ndikon për të keq kjo situatë, atëherë do të ndikon edhe te klubet tjera dhe jo vetëm te ne si KF Ballkani, por unë shpresoi që sa më parë t’i rikthehemi normalitetit dhe të vazhdojmë me kampionatin aty ku ka mbetur”, përfundoj Hoxha.

Hoxha këtë edicion ka qenë një nga futbollistët më produktiv te Ballkani me shumë gola e asistime.

Ndërsa gjatë verës mund të ndodh një transferim i tij jashtë Kosove, falë formës së mirë të treguar dhe cilësisë që posedon.