Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh

19.07.2021

Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Serinë A, aty ku ka kaluar vitet më të mira si lojtar dhe ku me Interin ishte protagonist të paktën me gola pasi edhe telashet nuk i munguan. Sulmuesi argjentinas nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer në Itali dhe te PSG ai nuk është më në […]

Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh Foto: Ilustrim

Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Serinë A, aty ku ka kaluar vitet më të mira si lojtar dhe ku me Interin ishte protagonist të paktën me gola pasi edhe telashet nuk i munguan.

Sulmuesi argjentinas nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer në Itali dhe te PSG ai nuk është më në planet e Pochettinos ose të paktën nuk e shikon titullar ndaj dhe ai kërkon të largohet ku syrin ia ka vënë Juventusit.

Bardhezinjtë me Allegrin gjithmonë kanë luajtur me një numër 9 dhe Icardi do të ishte goditja ideale për Zonjën e Vjetër por ky operacion varet nga shumë faktorë.

Gjithçka do të varet nga Cristiano Ronaldo i cili shkruajti edhe një mesazh kriptik në rrjetet sociale “në pritje të vendimit” pasi portugezi mund të përfshihet në një shkëmbim me Icardin dhe mënyrë tjetër nuk mund të ketë.

Icardi përfiton 9 mln euro në vit dhe asnjë ekip tjetër që e dëshiron, Roma apo Milan nuk mund t’ia garantojnë ndërsa Juventusi po por pa Ronaldon në skuadër.

Që portugezi të përfshihet në planet e PSG duhet që këta të fundit të kenë shitur Mbappe dhe vetëm atëherë Leonardo do të hidhej në sulm për të zëbendësuar sulmuesin francez me bomberin portugez i cili do të vinte si shkëmbim me Icardin.

Të gjithë të kënaqur me këtë hipotezë që gjithsesi do të duhet kohë dhe një operacion i tillë mund të ndodhë në ditët e fundit të merkatos në Gusht.