Historiku i ndeshjeve Angli-Danimarkë
Tashmë veçse është bërë i ditur finalisti i parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Dje, Italia siguroi pjesëmarrjen në “Euro 2020” duke mposhtur pas penalltive ndaj Spanjës. Ndërsa, sonte (e mërkurë) do zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës. Dy Kombëtaret kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të prekin finalen. Takimi nis në ora […]
Tashmë veçse është bërë i ditur finalisti i parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Dje, Italia siguroi pjesëmarrjen në “Euro 2020” duke mposhtur pas penalltive ndaj Spanjës.
Ndërsa, sonte (e mërkurë) do zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës.
Dy Kombëtaret kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të prekin finalen.
Takimi nis në ora 21:00 dhe bazuar në paraqitjet e kaluara, premtohet një super përballje.
Ndërkohë, fituesi i takimit përballet me Italinë me 11 korrik në “Wembley”.
Ky do të jetë takimi i 15-të mes Anglisë dhe Danimarkës, ku në duelet e kaluara, anglezët kanë regjistruar shtatë fitore, ndërsa danezët katër sosh, ndërsa tre herë janë ndarë me barazim.
Takimi i parë mes Anglisë dhe Danimarkës daton më 5 dhjetor 1956, ndeshje në të cilën anglezët triumfuan 5:2.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve ishte më 14 tetor 2020, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje në të cilën danezët siguruan fitore 1:0.
Historiku i plotë i ndeshjeve Angli-Danimarkë:
14 tetor 2020, Angli – Danimarkë 0:1
8 shtator 2020, Danimarkë – Angli 0:0
5 mars 2014, Angli – Danimarkë 1:0
9 shkurt 2011, Danimarkë – Angli 1:2
17 gusht 2005, Danimarkë – Angli 4:1
16 nëntor 2003, Angli – Danimarkë 2:3
15 qershor 2002, Danimarkë – Angli 0:3
11 qershor 1992, Danimarkë – Angli 0:0
21 shtator 1983, Angli – Danimarkë 0:1
22 shtator 1982, Danimarkë – Angli 2:2
12 shtator 1979, Angli – Danimarkë 1:0
20 shtator 1978, Danimarkë – Angli 3:4
15 maj 1957, Danimarkë – Angli 1:4
5 dhjetor 1956, Angli – Danimarkë 5:2