Sot gjysmëfinalja e Ligës Unike, Teuta – Golden Eagle Ylli

16.10.2021

Në Durrës do të përballen, Teuta dhe Golden Eagle Ylli. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare. Sfidë interesante pritet të jetë […]

Sot gjysmëfinalja e Ligës Unike, Teuta – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Në Durrës do të përballen, Teuta dhe Golden Eagle Ylli. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës.

Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare, dëshiron të shtojë edhe një trofe në sirtarin e saj.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

16 Tetor
Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala” 17:00, Teuta – Golden Eagle Ylli;
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”20:30 Vllaznia – Sigal Prishtina.

17 Tetor
19:00 Finalja, Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”.